Konfiskohen rreth 7.000 mjete piroteknike, arrestohen dy persona në Gostivar

20:25 | 29 Dhjetor 2020

Siç njofton policia, sot rreth orës 12:00 në rrugët ‘Borçe Jovanovski” dhe “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, policët kanë privuar nga liria B.A nga Gostivari për shkak se në automjetin e tij “Opel Meriva” janë gjetur dhe konfiskuar 4.782 mjete piroteknike.

Po ashtu është arrestuar edhe 35-vjeçaro nga Gostivari S.K të cilit iu konfiskuan rreth 1.819 pushkaliqe dhe 16 flakahedhës.

Të dy janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatiten parashtresat adekuate në bazë të Kodit penal./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara