Prokurorja speciale Katica Janeva sot në orën 10:00 do të dëshmojë për rastin “Haraçi”.
Në audio-incizimet që i publikoi gazeta italiane “La Verita”, dëgjohet zëri i saj, e cila i thotë biznesmenit Orce Kamçev të mos shqetësohet se gjithçka do të shkojë mirë, në lidhje me paraburgimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo më pas deklaroi se emri i saj është keqpërdorur, si dhe theksoi se ka folur me të dyshuarit në rastin “Haraçi”, por në mënyrë që të jenë bashkëpunëtorë të saj.
Në rastin “Haraçi” të dyshuar janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët ndodhen në paraburgim. Ata dyshohet se i kanë marrë para afaristit Orce Kamçev, në mënyrë që me ndihmën e prokurores Katica Janeva ta lirojnë nga paraburgimi dhe nga aktakuzat e PSP-së.
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...