Kandidati për Tetovën/ Kasami marshon me aktivist në qytet

13:51 | 28 Tetor 2021

Marshi i Fitores i paraparë që të bëhej në trotuarin e bulevardit qendror të Tetovës është shndërruar në një Marsh të vërtetë. Qindra Tetovarë i janë bashkangjitur Kasamit, të shoqëruar edhe nga kandidati i ASH-së për Tetovën Vullnet Murseli.

Edhe pse ishte e paraparë që marshi të realizohej në trotuar nga rrethi në Bllok 82 deri në Qendër, për shkak të masës së njerëzve janë detyruar që marshin ta orientojnë në rrugë, sepse ka qenë e pamundur të kalohet në trotuar.

Qindra tetovarë i janë bashkangjitur Marshit për fitore të Bilall Kasamit, duke shprehur përkrahjen për kandidaturën e tij./news21/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara