Në stacionin policor në Dellçevë është marrë në pyetje 35 vjeçari N.S nga Dellçeva për shkak të dyshimeve të bazuara se ka blerë vota.
Sipas raportit policor, 35 vjeçari K.S ka marrë 3.000 denarë nga N.S në këmbim të votës.
“Është njoftuar PTHP Dellçevë dhe me udhëzime nga prokuroria është biseduar me disa persona. Po ashtu janë marrë edhe 3.000 denarët. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzi penal”, thonë nga MPB.
Ndryshe, ky është rasti i dytë i blerjes së votave në pjesën lindore të vendit, në territorin e SPB Shtip. Rasti i parë ishte në Komunën e Lozoës.
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...