Departamenti për kontroll të brendshëm, hetim kriminalistik dhe standarde profesionale, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor.
Polici V.S i punësuar në Stacionin Policor në Qendër, dyshohet për kryerjen e veprëns penale “keqtrajtim në kryerjen e detyrës zyrtare”.
“Polici i kallëzuar më 28/29.11.2019 në Stacionin Policor Qendër, mbi një grua të arrestuar ka përdorur mjete të forta dhe forcë fizike në disa raste, pa mos u përmbushur kushtet për përdorimin e mjeteve për shtërngim dhe forcës fizike. Pasi janë analizuar pamjet nga SP Qendër, është konfirmuar se janë plotësuar kushtet për kallëzim penal ndaj policit”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se ndaj zyrtarit policor është ngritur edhe procedurë disiplinore.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri