Drejtori i ‘Hekurdhave Maqedoni-Transport’, Nikolla Kosotov, dje ka dhënë dorëheqje. Ai para se të mbarojë orarin e punës ua ka thënë këtë bashkëpunëtorëve të tij, por, nuk u ka dhënë përgjigje punonjësve të cilët protestojnë pse e ka lëshuar vendin e punës. Ai është i pakapshëm për përgjigje dhe nuk është përgjigjur në mesazhet e telefonit për të treguar se cila është arsyja e dorëheqjes, njofton Alsat M, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga qeveria thonë se e dijnë informacionin, por ende nuk kanë vendosur nëse do ta pranojnë dorëheqjen e Kostovit. Ndërmarrja me të cilën ka drejtuar Kosotovi, sipas burimeve nga Hekurudhat e Maqedonisë, nuk ka para për të paguar rrogat e punonjësve. Kostov përveç punonjësve të tij, i ka lënë pa rroga edhe të punësuarit në HM Infrastrukturë.
Nga ana tjetër punonjësit protestojnë për të gjashtën ditë me radhë për rrogat e tyre.
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore
Kurti: Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njer...
E enjtja me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C