Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev përmes një postimi në Facebook thotë se Prokuroria Speciale vazhdon të jetë e komprometuar.
Janushev thotë se ka ardhur fundi i qeverisë dhe ajo po bie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janushev ka theksuar se cilat janë hapat e mëtejshëm që duhet t’i ndërmarrë Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente. Ai shton se OBRM-PDUKM nuk do të lejojë që në krye të PSP-së të jetë një person i njëjtë si Katica Janeva.
“Nuk do të lejohet që një zhvatës si Katica të zëvendësohet me një fëmijë të ri, poashtu shërbëtor të Zaevit. Kjo nuk do të kalojë, pajtohuni, PSP është e kompromentuar deri në palcë. Tashmë e dimë, po bie Qeveria”, thotë Janueshev.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...