“Shpresoj që me argumentet e mia dhe me deklaratat e mia do ta përshpejtoj hetimin për rastin ‘Haraçi’”, deklaroi shkurt prokurorja speciale Katica Janeva, e cila u paraqit në Prokurori për të dëshmuar për aferën “Haraçi”.
Ajo do të jap dëshmi para prokurores Villma Ruskovska, ndërsa do të duhet të përgjigjet për lidhjen e saj me aferën, në të cilën deri tani të dyshuar janë vetëm Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas publikimit të aferës “Haraçi” nga prokurorja Villma Ruskovska, për të cilën më vonë mediat italiane publikuan edhe pamje dhe biseda telefonike, Janeva shkoi në pushim vjetor, ndërsa përmes njoftimit theksoi se nuk ka lidhje me këtë rast dhe se emri i saj është keqpërdorur.
Për këtë rast në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë dëshmuar edhe prokurorët e PSP-së, Burim Rustemi dhe Lile Stefanova.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit