Portali maqedonas pressdailynews.com, duke iu referuar “burimeve të veta nga Kosova”, pohon se arsyeja për likuidimin e liderit të LR-PDSH-së Ziadin Sela janë 5 milionë euro të cilat Gruevski ia kishte ofruar Selës që të hyjë në qeveri me të.
“Në kohën kur presidenti Gjorgje Ivanov ia dha mandatin Gruevskit, burimet thonë se deri te Sela ka arritur ofertë që Gruevski është i gatshëm t’i japë 5 milion euro për të koalicionuar me të.
Burimi thonë se kjo ofertë është refuzuar nga Sela. Nga këtu filluan sulmet dhe linçimi i Selës nëpër mediume. Rrahja në parlament ishte e lidhur me këtë ngjarje.
Pas daljes së z.Sela nga spitali pritet që edhe ai ta konfirmojë këtë”, shkruan pressdailynews, transmeton Gazeta Express.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...