Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov me shumë gjasa nuk është i ftuar që të merr pjesë në dhënien e ftesës në NATO çka duhet të mbahet këtë javë në Bruksel, publikon portali “Nezavisen”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shefi i shtetit, sipas njoftimeve, do ta humb edhe ceremoninë ku sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, do t’ia dorëzoj edhe formalisht Kryeministrit Zoran Zaev ftesën për anëtarësim të Maqedonisë në Këshillin Euroatlantik.
Në agjendën e delegacionit të Maqedonisë e cila do të udhëtojë për në Bruksel nuk figuron emri i Kryetarit të shtetit.
Nga Qeveria, “Nezaviesn” ka marrë përgjigje se Ivanov nuk është në atë delegacion dhe se ftesat për pjesëmarrje në Samit i dërgojnë nga NATO.
Nga zyra e Ivanov, nuk kanë dhënë informacione se Kryetari i shtetit ka marr ftesë eventuale nga NATO.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë