Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së.
Duke uruar Ditën e pavarësisë së SHBA-së, presidenti Ivanov shprehu bindje se në periudhën vijuese marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve do të zhvillohen me dinamikë më të fuqishme, dialog të hapur dhe konstruktiv të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë dhe relacione më të fuqishme dhe më intensive ekonomike.
“Angazhimet për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në Aleancën e NATO-s dhe proceset integruese euroatlantike janë pikët përqendruese të veprimit tonëtë vazhdueshëm politik, për realizim të së cilit presim edhe në të ardhmen mbështetje të hapur nga ana e miqve Shtetet e Bashkuara Amerikane.Zotëri President edhe në këtë rast dëshiroj të potencoj se Republika e Maqedonisë lartë e vlerëson rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në plan global, dhe dëshiroj T’ju bind se jemi tërësisht të përkushtuar në përforcimin dhe pasurimin përmbajtësor të partneritetit strategjik me kombin Tuaj të madh. Të jeni të bindur se jemi të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv në këtë plan”, thekson presidenti Ivanov në urim.
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...