Ish-ministri i Kulturës transferohet në kabinetin e Zaev

18:43 | 4 Qershor 2018

Ish-ministri i deri më tanishëm i Kulturës, Robert Alagjozovski, është transferuar në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev.

Ai është emëruar në një zyrë të lartë shtetërore, gjegjësisht është emëruar koordinator kombëtar për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimit ndërministror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski tha se është një funksion i paraparë me ligj dhe shkurtimisht përgjigjet se kërkohet nominim nga qeveria për çdo koordinator kombëtar.

Alagjozovski, i cili ishte përfshirë në rikonstruimin e Qeverisë, sot ia dorëzoi postin Asaf Ademi nga Besa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara