Ish-kryeministri kroat dhe presidenti i Partisë Demokratike Kroate (HDZ), Ivo Sanader (72 vjeç), është liruar me kusht nga burgu i Lipovicës këtë mëngjes, pas që vjet qëndrim në burg, nga dënimi prej 18 vjetësh burgim.
Gjykata e Qarkut të Sisakut i kishte dhënë lirimin me kusht të enjten e kaluar, në përputhje me Kodin Penal kroat që parashikon mundësinë e lirimit me kusht pasi të jetë vuajtur gjysma e dënimit, me kusht që i dënuari të ketë pasur sjellje të mirë gjatë vuajtjes së dënimit.
Avokati i Sanader, Dragan Crnkoviq, deklaroi se klienti i tij ka përmbushur të gjitha kriteret ligjore për lirimin me kusht dhe se Zyra e Prokurorit të Shtetit nuk ka kundërshtuar këtë vendim. Ai theksoi se Sanader është mbi 70 vjeç, nuk ka procedura gjyqësore të hapura dhe të gjitha proceset ligjore kundër tij janë përfunduar ligjërisht.
Ivo Sanader është dënuar me një dënim total prej 18 vjetësh dhe tetë muajsh, bazuar në vendimet e Gjykatës së Qarkut të Zagrebit për tre skandale korrupsioni: Fima Media, Planinska dhe Ina-MOL.
Gjatë viteve, kundër Sanader janë zhvilluar pesë procedura gjyqësore, që përfunduan me tre dënime dhe dy lirime nga akuzat, të cilat janë bërë të detyrueshme ligjërisht.
Lirimi i tij me kusht shënon një pikë kthese në këtë çështje që ka qenë në fokus të opinionit publik në Kroaci dhe më gjerë.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...