Kryeministri Zoran Zaev shpreson të gjejë zgjidhje me Bullgarinë deri të martën, në mënyrë që të mos pengojë fillimin e negociatave me BE-në.
Këto ditë bisedimet do të intensifikohen.
Ai thotë se politikanët e vërtetë evropianë duhet t’i japin procesit një shans.
“Ne patëm biseda që u zhvilluan në një atmosferë konstruktive. Marrëveshja me Greqinë më mësoi se në Ballkan zgjidhja që do të gjendet do të duhet të jetë fitimtare për të dyja palët. Nuk kemi arritur deri atje për zgjidhje me Bullgarinë, por procesi nuk duhet të zhvillohet përmes publikut, ne nuk do të bëjmë shfaqje për të ardhmen tonë evropiane. Goditja e gjoksit mund të jetë tërheqëse për publikun në të dy vendet, por nuk e zgjidh mosmarrëveshjen. Ne kemi pozicione të qarta dhe do të punojmë me Bullgarinë për një zgjidhje të përbashkët fituese. Identiteti maqedonas është një krenari dhe do të mbetet një krenari si një mal pa bërë spektakël nacionaliste mbi këtë çështje”, tha Zaev.
Ai thotë se qëllimi është gjetja e zgjidhjeve përmes komisioneve, ai për çështje historike dhe ai ndërqeveritar.
Nga OBRM-PDUKM thonë se qëndrimi i Zaevit dhe Qeverisë ndaj popullit maqedonas, shtetit të Maqedonisë, historisë dhe interesave kombëtare është nënvlerësuar./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...