Qeveria e Hungarisë ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Prej atje thonë se ky është hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Maqedonisë në Aleancë dhe kontribuon për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë, jo vetëm të vendit por edhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Qeveria e Hungarisë shpreson në ratifikim të shpejtë të protokollit nga ana e vendeve-anëtare të NATO-s. Republika e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt do të bëhet anëtare e plotë në Aleancën Veri-Atlantike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Hungarisë në Shkup, transeton telegrafi maqedoni.
Ndryshe, dje në Bruksel u nënshkrua protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa deri në ratifikimin e tij në 29 vendet-anëtare të NATO-s, Maqedonia do të merr pjesë në mbledhjet e Aleancës vetëm si e ftuar.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...