Hoxhaj më i votuari nga dhjetësha e listës së PDK-së në Han të Elezit

14:42 | 17 Shkurt 2021

KQZ është duke vazhduar me publikimin e votave që kanë marrë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Së fundmi janë bërë publike votat nga 11 qendrat e votimit në Han të Elezit.

Në këtë komunë ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 26.37% apo 969 vota, më i votuari është Enver Hoxhaj.

Nga top dhjetësha e parë e listës së PDK-së, i dyti renditet Uran Ismaili si më i votuari pas Hoxhajt, me 124 vota.

Numër më të vogël të votave nga kjo dhjetëshe kanë marrë Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri me vetëm nga 20 vota.

Më poshtë ua sjellim votat që kanë marrë në Han të Elezit dhjetë kandidatët e parë në listën e PDK-së:

1. Enver Hoxhaj- 743
2. Uran Ismaili- 124
3. Eliza Hoxha-45
4. Bedri Hamza-38
5. Memli Krasniqi-42
6. Evgjeni Thaçi-Dragausha- 35
7. Xhavit Haliti- 60
8. Bajrush Xhemajli- 34
9. Blerta Deliu-Kodra- 20
10. Abelard Tahiri- 20./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara