Ministri i Punëve të Jashtme, Hajko Mas në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar, se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat qasëse me Bashkimin Evropian.
“Kushtet, për qasje në Bashkimin Evropian i ka përmbushur që një kohë të gjatë. Për këtë, vjeshtën e kaluar u përkushtuam shumë që të hapim konferencën e parë qasëse në kuadër të kryesimit tonë. Por, atëherë nuk arriti, dhe tani në kohën e kryesimit portugez dhe më tej punojmë në atë, sepse konsiderojmë se jo vetëm që ka kuptim, por është e patjetërsueshme”, deklaroi Mas.
Kjo sipas tij duhet të ndodh edhe për shkak të besimit të madh që e kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe për shkak të interesit të BE-së për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor.
“Kam dërguar mesazh të qartë, se të gjithë bashkërisht ecim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania qëndron në anën tuaj”, përfundoi Mas./tv21/
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës