Një muaj pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari për shkak të dënimit për dy vite burg për rastin e PSP “Tanku”, gazetari britanik i “The Guardian” ka publikuar fotografinë e Gruevskit në “Twitter”.
“Të kapa! Ish-kryeministri i Maqedonisë i arratisur në Budapest”, shkroi korrespodenti i “The Guardian” nga Budapesti, Daniel Nolan në “Twitter”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gotcha! Fugitive ex #Macedonia PM @GruevskiNikola spotted in Budapest. pic.twitter.com/EhN02ZYI9v
— Dan Nolan (@nolan_dan) December 11, 2018
Në fotografinë, e para që kur u arratis nga Maqedonia, Gruevski shihet me një person në afërsi të një birrarie në kryeqytetin e Hungarisë.
Gruevski u arratis nga Maqedonia më 12 nëntor. Me ndihmën e diplomatëve hungarez, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u arratis në Hungari ku kërkoi dhe fitoi azilin politik.
Autoritetet e Maqedonisë lëshuan fletarrest ndërkombëtar dhe kërkuan që ai të ekstradohet në Maqedoni.
Gruevski është i akuzuar në disa lëndë të PSP-së, ndërsa hetimi se kush i ka ndihmuar Gruevskit të arratiset vazhdon.
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...
Italia, ‘frena’ turizmit masiv/ Vendosen rregulla të rrepta ...
Plagoset një person në Obiliq, dorasi shpallet në kërkim
Të akuzuarit për sulmin në Ibër Lepenc dalin para gjykatës