Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot në konferencë për shtyp e ftoi opozitën shqiptare për takim në të cilin do të bisedojnë për regjistrimin e popullatës.
“Takimi mes sekretarëve të partive politike që janë pjesë e Kuvendit u thirr para se të mbahet takimi me Zaev dhe Mickoski. Ftesa ishte ftuar më herët dhe deri dje ata nuk dhanë asnjë përgjigje sa i përket kësaj ftese. Në këtë takim tema do të ishte regjistrimi i popullsisë, Ligji për shtetësi dhe bashkëpunimi ndërpartiak e që kanë të bëjnë me projekte që ndodhen në Kuvend. Me sinqeritet u shtri dora për bashkpunim ndaj opozitës shqiptare e cila refuzoi”, tha Grubi.
Ai shtoi se do të vazhdojnë me bashkëpunimin dhe se do të jenë të hapur për t’u ulur në takim.
“Do të vazhdojmë me interesat tona të përbashkëta dhe shtrirja e dorës vazhdon, nuk ka agjendtë tjetër, përkundrazi shpreh keqardhje për refuzimin e bashkëpunimit ndërpartiak”, tha Grubi./telegrafi
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim