Një tensionim i mëtejshëm i situatës në Maqedoni deri në përplasje civile është një skenar që po diskutohet. Në të njëjtën kohë, sipas “Ethnos”, Komisioni Evropian ka ndërmarrë ditët e fundit iniciativën për të ngritur në Shkup zyrën e menaxhimit të informacionit ku përfaqësohen të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me diplomatë apo zyrtarë të policisë.
Qëllimi është të sigurohet një veprim i koordinuar nëse do të jetë e nevojshme, pasi vendi kërcënohet nga përplasjet civile. Burime të njëjtat thanë se kriza në Maqedoni u diskutua se gjatë vizitës dyditore të ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toska në Beograd.
Frika është se një destabilizim i mundshëm Maqedonisë, do të bëjë që të dy vendet të ballafaqohen me menaxhimin e krizës në kufijtë e tyre, shkruan respublica, transmeton Gazeta Lajm.
Edhe pse ky është një skenar i padëshirueshëm, autoritetet greke kanë vendosur tashmë pikën që do të shërbejë si një vend pritës, regjistrimin dhe identifikimin e maqedonasve, të cilët do të hyjnë në territorin grek për të kërkuar strehim./Arbresh.info/
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...