Gjysmëvjetori i dytë në Maqedoni fillon më 1 shkurt me prezencë fizike

20:12 | 26 Janar 2022

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme mori vendim që arsimi në shkollat fillore dhe të mesme të fillojë me prezencë fizike më 1 shkurt.

“Ky vendim është marë në bazë të mendimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe sipas rekomandimeve të UNICEF, ndërsa qeveria bën thirrje për respektim të protokolleve për mbajtje të mësimin me prezencë fizike”, thonë nga Qeveria.

Gjatë ditës së sotme KSI i rekomandoi Qeverisë të mbahet mësimi me prezencë fizike por me respektim të protokolleve që janë miratuar në kushte pandemie.

Ndryshe, qeveria e Maqedonisë zgjati fillimin e gjysmëvjetorit deri më 1 shkurt për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara