Gjykata Penale në Koçan ka refuzuar ankesat e 14 personave të përfshirë në hetimin për tragjedinë, duke i lënë në paraburgim.
Ndërkohë gjykata për tre të dyshuar ka pranuar ankesat për ndryshimin e masës nga paraburgim në arrest shtëpiak. Në këtë grup bëjnë pjesë dy ish kryetarë të Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev si dhe ish drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Për Dimitrovskin dhe Ilievin, prokuroria është ankuar kundër ndryshimit të masës në Gjykatën e Apelit, ndërsa për ndryshimin e masës për ish drejtoren e Inspektoratit të Tregut nuk ka ankimim. Ndërkohë kryetari i Koçanit i cili u dorëhoq pas tragjedisë, Lupço Papazov mbetet në paraburgim. /Alsat.mk
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...