Gjykata Penale sot në seancë publike e miratoi aktakuzën për rastin “Talir 2” e cila ka të bëjë me ndërtimin ilegal të selisë së OBRM-PDUKM-së dhe e ka paraqitur tek palët. Pas vlerësimit të aktakuzës do të formohet lëndë në përputhje me sistemin AKMIS dhe do në procedurën e mëtejshme do të caktohet termin për debat, deklarojnë nga Gjykata.
“Këshilli për vlerësim të aktakuzës e cila procedon pas aktit me NSK CO 15/18 datë 22.11.2018 nga Prokuroria e caktuar si “Talir 2″, më 10 dhe 11. 07. 2019 do të zhvillojë një seancë publike në prani të palëve. Pas vlerësimit të fakteve dhe provave të paraqitura në seancën e shqyrtimit të aktakuzës, Këshilli mori një vendim që të aprovoi aktin në mënyrë të plotë, duke e hartuar atë me shkrim dhe duke ua dhënë palëve”, thonë nga Gjykata Penale.
Pas vlerësimit të aktakuzës do të formohet lëndë në përputhje me sistemin AKMIS dhe do të dorëzohet për procedim të mëtejshëm dhe do të caktohet termin për debat nga palët.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...