Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandić.
Urdhri i arrestit është futur në sistemin e Interpolit. Aktualisht pritet konfirmimi nga Sekretariati i Përgjithshëm i Europolit në Lion, shkruan Istraga.ba.
Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës deklaroi se i dyshuari Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, dhe se i dyshuari Stevandiç madje është kthyer në Bosnje dhe Hercegovinë më 18 mars 2025 nga Serbia, duke iu shmangur kontrolleve të përcaktuara me ligj.
“Gjithçka tregon mundësinë që Dodik dhe Stevandiq të jenë jashtë vendit në çdo moment”, deklaroi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Dodik, Vishkoviç dhe Stevandiç dyshohen se kanë sulmuar rendin kushtetues dhe për ta është lëshuar një urdhër qendror brenda Bosnje-Hercegovinës.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...