Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacion.
“Në Shkup janë shqiptuar 243 masa, prej të cilave 83 janë për tejkalim shpejtësie, 19 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, shtatë për motoçiklistët dhe 19 për vozitje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata po ashtu shtojnë se janë shqiptuar tetë dënime për përdorim të telefonit, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë si dhe 57 për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi