Një i punësuar i ndërmarrjes publike Higjiena e Shkupit gjate lëvizjes në rrugën për në fshatin Orizare të Eperme, mbrëmjen e sotme, ka hasur në një qese të zezë plastike, në te cilën ka pasur një trup të pajete.
Rastin menjëherë e ka lajmëruar në Polici, me çrast, ekipet e sektorit për pune te brendshme, kane ngritur qesen e gjetur dhe e kanë dorëzuar në mjekësinë ligjore, siç ka urdhëruar prokurori.
Pas hapjes së qeses plastike nga mjekësia Ligjore, është konstatuar se behet fjalë për trupin e pajete të një femre, identiteti dhe mosha e të cilës ende nuk janë konstatuar.
Shkaku se nuk ka pasur te të regjistruar paraqitje për ndonjë person te zhdukur, me te cilin mund te ndërlidhet, hetimi për verifikimin e moshës dhe identitetit do behet ditëve ne vijim./alsat/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...