Ish-kryeministri Ljubço Georgievski përshëndet energjinë dhe frymën e re në negociatat mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
“Dy kryeministrat e rinj e sollën këtë erë, jo se ajo frymë nuk ekzistonte te Zaev. Me sa duket, për fat të keq, bullgarët nuk e kuptuan sa ishte ai kryeministër. Nuk mund të mos e njohim erën e re”, thotë Georgievski për “24 Analiza”.
Georgievski beson se në të dyja shoqëritë ka prej atyre që angazhohen që të gjejnë të meta në çdo gjë.
“Në skenën politike bullgare disa shpikin probleme atje ku nuk ekzistojnë, pse Petkovi erdhi në Shkup, pse Kovaçevski nuk ishte në Sofje etj. Ndërsa këtu kam ndjesinë që ata pa parë se çfarë po ndodh reagojnë automatikisht”, tha ish-kryeministri./Telegrafi/
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...