Flet Kryetari i Alternativës: Maqedonia po futet në krizë të re, zor e arritshme një qeveri stabile

00:25 | 18 Korrik 2020

Kryetari i Alternativës në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, ka thënë se rreth 33 deputetë shqiptarë mund të jenë pjesë e Parlamentit të ri të Maqedonisë së Veriut.

Gashi është shprehur se pritjet e tyre ishin ndryshe, pasi në Maqedoninë e Veriut ka një strukturë politike e cila udhëhiqet me shqiptarët tash e 20 vjet.

”Ajo parti nuk ka arritur mjaft të riformohet, ta kapë hapin e kohës”, është shprehur ai.

”Pritjet ishin që vërtetë do bëhet një ndryshim në kampin politik shqiptar, pasi një pjesë shumë e madhe e votuesve kanë qenë të shantazhuar, kërcënuar dhe këtë po e them me përgjegjësi sepse është vërtetuar edhe në raport duke u vërtetuar blerje e madhe e votave”, thekson ai, njofton Klan Kosova.

Më tej ai shton se ky kontekst i ri politik që po krijohet me rezultatet e reja, do ta fusin Maqedoninë e Veriut në krizë të re politike.

”Numrat janë të atillë që nuk duket në vigjilje një formim i Qeverisë stabile, ndaj mendoj se do të jetë interesante situata’’, ka pohuar ai.

A ka gjasa që shqiptarët ta kenë kryeministrin?

”Ne atë ide e kemi folur gjatë fushatës dhe e kam të njëjtin mendim – ajo ka qenë ide electorale sa për të mbledh vota dhe mbuluar qeverisjen 18 vjeçare”.

”Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevoja të tjera. Niveli i arsimit është në rënie e sipër. Një pjesë shumë e madhe e të rinjve shqiptarë shpërngulet nga vendi. Nuk duhet të flasim për simbolika, se kryeministri është simbolikë e mirë kur arrihet barazia e plotë ndërsa beteja e shqiptarëve në Maqedoni bëhet për barazi”.

”Prandaj koalicioni ynë, bashkë me Ziadin Selën, do të bëjmë betejën për barazi. Askujt nuk ju ndihmon, aq më tepër shqiptarëve posti i kryeministrit sepse ai është simbolikë – dhe nuk ka fare përmbajtje”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara