Filipçe: Të gjitha vaksinat janë të sigurta, nuk mund të zgjedhim

16:00 | 5 Maj 2021

Edhe pse në Maqedoninë e Veriut ka vaksina nga prodhues të ndryshëm, qytetarët megjithatë nuk do të kenë mundësi të zgjedhin se me cilën vaksinë do të vaksinohen. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë nuk ka nevojë të zgjedhin qytetarët për vaksina për shkak se të gjitha janë të sigurta.

“Sa i përket llojit të vaksinës, në momentalisht nuk lejojmë përzgjedhjen e vaksinës. Nuk ka mundësi, por realisht nuk ka nevojë për këtë. Qytetarët që kanë aplikuar marrin atë vaksinë që është në dispozicion për momentin”, tha Filipçe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, ndëra qytetarët përmes e-mailit ose mesazhit në telefon do të njoftohen për kohën dhe pikën vaksinale se ku do të paraqiten për vaksinim.

Ndryshe, deri më 2 maj me Pfizer vaksinë janë vaksinuar 19.858 persona (15.933 me dozën e parë dhe 3.925 me dozën e dytë, me Sputnik 34.177 persona (22.768 me dozën e parë dhe 11.409 me dozën e dytë), me AstraZeneca 21.949 dhe me Sinofarm 953 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara