Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi shëndetësor ka dëshmuar se ka dije dhe përvojë që të ballafaqohet me sfidën më të madhe të historisë më të re. Ai falënderoi punonjësit shëndetësorë dhe tha se ata meritojnë respektin e plotë.
“Gjatë vitit të kaluar dëshmuam dhe treguam se sistemi shëndetësor ka fuqi, dije dhe përvojë që të menaxhojë me sfidën më të madhe shëndetësore në historinë më të re. Punonjësit shëndetësorë që ishin në linjën e parë të luftës kundër virusit dëshmuan profesionalistet dhe patriotizëm dhe pikërisht për këtë meritojnë respekt”, tha Filipçe.
Ai tha se blerja e vaksinave është sfida më e madhe e gjitha vendeve në botë, ndërsa rreth 130 vende ende nuk kanë nisur me procesin e imunizimit.
“Si qeveri do të përpiqemi maksimalisht të sigurojmë vaksina për qytetarët dhe për këtë arsye kërkoj kuptim nga të gjithë. Blerja e vaksinave momentalisht është sfidë botërore, ndërsa 130 vende ende nuk kanë nisur me vaksinimin. Ne arritëm të fillojmë me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë, dhe shumë shpejt do të nisim me vaksinimin e qytetarëve”, tha Filipçe./Telegrafi/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...