Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe sot ka prezantuar të dhëna në lidhje me numrin e foshnjave të lindura para kohe, përqindjen e vdekshmërisë së tyre, si dhe kushtet aktuale në këtë fushë.
Filipçe tha se prej viti 2016 deri 2021, është arritur që të ulet vdekshmëria te foshnjet e lindura parakohe nga 26% në 8%, duke shtuar se ka tendencë që edhe kjo përqindje të ulet.
“Trajnimi dhe promovimi i vazhdueshëm i stafit dhe investimet e forta në pajisje moderne janë çelësi i suksesit dhe punës cilësore të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri. Në periudhën e kaluar kemi blerë 15 inkubatorë modernë, gjë që i ka munguar Klinikës, por edhe një sërë pajisjesh dhe mjetesh të tjera, si mikroskopët, sistemet e demineralizimit, makinat e frymëmarrjes, matësat e lëvizshëm të oksigjenit dhe pajisjet tjera”.
“Kjo pajisje ishte e nevojshme për të ofruar shërbimin më të mirë dhe në këtë mënyrë për të shpëtuar sa më shumë jetë të rinjsh. Sot Klinika ka pajisje moderne, njohuri dhe staf të motivuar që punon sipas standardeve botërore”, tha mes tjerash Filipçe.
Ai gjithashtu tha se parandalimi, kontrollet në kohë dhe kujdesi për shëndetin e gruas shtatzënë, janë çelësi për shtatzëni të qëndrueshme dhe ruajtjen e shëndetit të foshnjave./Telegrafi/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit