Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit Pendarovski, ku tha se pamjet e vaksinimit nga Serbia janë një turp për vendin tonë.
Filipçe në një status në llogarinë e tij në facebook tha se nuk jemi vetëm ne që po vaksinohemi në Serbi, por edhe nga vendet e tjera dhe askush nga presidentët e vendeve të tjera nuk e ka quajtur atë një turp.
Ai vazhdon më tej duke thënë se Qeveria po bën maksimumin e mundshëm për sigurimin e vaksinave.
“Jam i befasuar nga deklarata e Presidentit Pendarovski, fotografitë nga Serbia nuk janë turp, është një reflektim i solidaritetit në kohë krize. Përveç qytetarëve tanë, qytetarë të vendeve fqinjë u vaksinuan, por asnjë president nuk tha që ishte turp për vendin e tij. Qeveria po bën çdo përpjekje për të siguruar vaksina dhe vaksinimi do të fillojë nesër. Presidenti i shtetit si institucion duhet gjithashtu të luajë një rol të rëndësishëm në të gjitha këto procese të prokurimit. Fatkeqësisht, mbështetja konkrete nga Pendarovski mungoi”- shkruan Filipçe në faceook.
Изненаден сум од изјавата на претседателот Пендаровски, сликите од Србија не се срам, тоа е одраз на солидарност во…
Posted by Венко Филипче on Tuesday, March 30, 2021
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit