Nga burime brenda Presidencës, Alsat-M mëson se është firmosur vendimi që për Drejtor të Agjencisë së zbulimit të emërohet Eroll Musliu. Nga të njëjtat burime gjithashtu bëhet e ditur se Blerim Kollari është emëruar për këshilltar sigurie, i cili në kabinetin e Pendarovskit vjen pas 12 viteve përvojë pune në Misionin e NATO-s në Shkup.
Goce Karajanov, këshilltar për politikë të jashtme. Goce Karajanov është djali i Stojan Karajanov, ish ambasador i Maqedonisë në Shqipëri dhe Kosovë. Biljana Radeva, këshilltare për marrëdhënie me publikun. Radeva nga viti 2011 punonte në Ambasadën e Britanisë në Shkup si udhëheqëse e shërbimit për komunikim dhe diplomati digjitale.
Këshilltare në kabinetin e presidentit për marrëdhënie me personat me aftësi të kufizuara do të jetë Luljeta Ademi. Sekretar Gjeneral do të jetë tanimë ish zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Profesori i fakultetit juridik, Aleksandar Spasovski emërohet për këshilltar politik.
Pendarovski në kabinetin e tij ka angazhuar edhe disa bashkëpunëtor të jashtëm: ish diplomati, Denko Maleski; ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, Mirjana Lazarova-Trajkovska; profesoresha e UEJL-it Besa Arifi si dhe ish ministrin Aleksandar Dimitrov dhe ambasadorin në pension, Aleksandar Tavçiovski.
/Alsat-M/
Neuer rikthehet nga pensionimi për Botërorin 2026
Vizita te Thaçi në Hagë, Krasniqi: Ai mbetet i palëkundur dh...
I plagosuri në Istog dërgohet në QKUK, Policia jep detaje
Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte...
Avokati i Popullit kontakton me homologun izraelit, kërkon g...
Haxhiu: Rrugët nuk janë vetëm asfalt, ato janë lidhje midis ...