Në Ohër vazhdon të mbizotërojë mot i keq, me shi dhe me erëra që e tejkalojnë shpejtësinë prej 100 km në orë. Shumë objekte në breg të liqenit janë nën ujë.
Banorët ndihen të rrezikuar edhe për faktin se gjendja gjatë natës mund të përkeqësohet. Kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski bëri të ditur se në mëngjes do të fillojë pastrimi i qytetit.
“Ne dolëm në teren dhe normalisht edhe ekipet tona do të jenë gjatë gjithë natës në teren, kurse nga mëngjesi në orën 5 fillojmë me pastrimin intensiv të qytetit. Për fat të keq Ohrin e kapi moti i keq i cili një kohë të gjatë nuk mbahet mend në qytetin tonë , megjithatë presim që situata të normalizohet gjatë natës”, tha Stojanovski./21Media/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren