Në Shkup sonte fryn një erë e fuqishme me rreth 70 kilometra në orë. Në pjesë të qytetit, ka edhe çati dhe drunj të shkulur që pengojnë komunikacionin.
Bashkia e Shkupit në faqen zyrtare në ‘Facebook’ i paralajmëron qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk kanë nevojë dhe të shmangin shëtitjet nëpër rrugica dhe të mos parkojnë veturat nën drunjtë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Autoritetet e Bashkisë së Shkupit janë të gatshme për pastrimin e borës, ndërsa ‘Parqet dhe gjelbërimet’ tashmë janë në terren dhe i heqin degët dhe drunjtë nëpër rrugë”, shprehen nga Bashkia e Shkupit.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftuan se sonte do të ketë ndryshim të motit me reshje të shiut dhe borës por edhe me ulje të temperaturave.
Era e fuqishme dhe moti i keq la disa pjesë të Shkupit pa rrymë. Disa banorë të lagjeve Vlae dhe Hrom po ankohen se kanë mbetur pa energji elektrike.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit