Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinsa sot tha se nuk pret ndryshime në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, përderisa nuk zgjidhet çështja me Bullgarinë, e cila për momentin nuk ka qeveri dhe negociator.
Sheqerinska tha se vendi është i gatshëm për Samitin e BE-së në qershor, por që sipas saj disa gjëra nuk varen nga vendi ynë.
“Ne kemi përfunduar detyrimet tona, por ka gjëra që nuk varen nga ne. Nuk mund të presim ndryshim pa negociator në palën tjetër dhe me një qeveri teknike.
Të gjitha raportet mbi reformat tregojnë se çështjet kryesore në të cilat kemi pasur ngecje, të tilla si proceset demokratike, të drejtat e njeriut, liria e medias dhe sundimi i ligjit, po përparojnë kudo. Por ka gjëra që nuk varen nga ne”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska./Telegrafi/
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës