Me Propozimin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2025 që e miratori sot Qeveria, inflacioni i cili në fillim të vitit regjistroi trend rritës, pritet që më tej të stabilizohet dhe është parashikuar të jetë në nivelin prej 2,8 për qind. Projeksioni i inflacionit, sipas ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, bazohet në pritshmëritë për zbatimin e plotë të Ligjit për praktikë tregtare jo të drejtë i cili duhet të parandalojë rritjen e paarsyeshme të çmimeve, gjegjësisht për produktet ushqimore bazë.
Dimitrieska Koçoska tha se po monitorohet gjendja me çmimet dhe paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të shpallen masa të cilat, siç tha ajo, “mund të mos përfshijnë mbështetje financiare direkte, por do të ndihmojnë në rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit vendor”.
Të ardhurat totale me ribalancin janë parashikuar të jenë në nivel prej 362,4 miliardë denarë, që është rreth 1 për qind më shumë krahasuar me Buxhetin, gjegjësisht për rreth 3,5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë 403,7 miliardë denarë dhe gjithashtu shënojnë rritje prej rreth 1 për qind, ose për rreth 3,5 miliardë denarë, ashtu siç është edhe në anën e të ardhurave./telegrafi
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...