Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm që ndodhi tek pika e pagesës rrugore në Tetovë, nga ana e Gostivarit.
Rasti ka ndodhur në orën 06 e 45 minuta, ndërsa të parët për të ndihmuar të aksidentuarit, kanë arritur njësiti mobil i Rrugëve të Maqedonisë dhe urgjenca e Tetovës, thotë përgjegjësi i pik pagesës së Tetovës, Berzah Bejtullahu.
Aksidenti ka ndodhur në orën 6 e 43 minuta, të parët ishin punëtorët e Rrugëve të Maqedonisë, që intervenuan për të mos pasur pasoja më të mëdha, sepse në veturën mercedes ka shpërthyer zjarr. Kemi arritur ta shuajmë zjarrin që u hap aty, pastaj arritën mjeku dhe ndihma e shpejtë dhe konstatuan vdekjen e zonjës, ndërsa të lënduarit u përcollën në spitalin klinik të Tetovës. Shkaqet, nga ajo që duket është shpejtësia e veturës mercedes, por këtë do e vërtetojnë organet – deklaroi Berzah Bejtullahu, përgjegjës i pikë-pagesës rrugore.
“Ne me dy automjete dhe me dy automjete dhe ekipe në shpejtësi të madhe. Arritën këtu dhe hasëm në një tmerr të vërtetë, pra ndeshje e rëndë. Në veturën e parë kishte katër të lënduar që u nxorën nga ne dhe punonjësit e pikë-pagesës dhe u dërguan me ambulanca për mjeki, ndërsa në veturën e dytë që drejtohej nga një femër u dash që të pritet nga ana jone me mjete sepse dera ishte e mbyllur. Pamë se vozitësja kishte ndërruar jetë, premë derën dhe nxorëm viktimën jashtë”, u shpreh Uka Aliti, zjarrfikës.
Deri tek përplasja ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën është futur në pikë pagesë vetura e tipit mercedes me tabela të Ohrit, e drejtuar nga 51 vjeçarja B. D. S., nga Kërçova, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Nga përplasja, me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë, përfundojnë katër personat të tjerë që kanë qenë në veturën e tipit tuareg, të drejtuar nga 37 vjeçari, A.K., nga Dibra.
Katër personat e lënduar, janë shtrirë në spitalin e Tetovës dhe po mbahen për kurim të mëtejshëm, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.
Rastin e ka konfirmuar edhe SPB e Tetovës, nga ku thonë se, janë duke u kryer hetimet për zbardhjen e tërësishme të rastit dhe shkaktarin e aksidentit.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...