Deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prlaskaj premton angazhimin e saj konkret për hapjen e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Zagreb.
Lajmi u konfirmua sot gjatë takimit të deputetes me Këshillin e Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në Klubin e deputetëve të pakicave kombëtare pranë parlamentit kroat.
Gjatë këtij takimi, u bisedua për mbështetjen e nxënësve dhe mësuesve shqiptarë në Kroaci, sikurse edhe për ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe, për problemet e mësuesve si kualifikimet e tyre, për organizimin e arsimit parashkollor në gjuhën shqipe dhe pajisjen me libra shkollorë në qytetet e tjera të Kroacisë./Arbresh.info/
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...