Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pritet të thirret seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës – dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë.
Seanca ende nuk figuron në kalendarin e Kuvendit, kësisoj ende nuk dihet se kur do të mbahet, por se do të mbahet sot, kanë konfirmuar dje nga Kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
Në ora 10:00 do të mbahet brifingu me gazetarë i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Për në ora 11:00 është caktuar edhe seanca për pyetje deputetësh, por e njëjta nuk dihet nëse do të mbahet, për shkak të dorëheqjes së Zaevit dhe Qeverisë./telegrafi/
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë