Prefekti i Selanikut Janis Butaris deklaroi se duhet të mendojë për ndryshimin e emrit të aeroportit “Maqedonia” të Selanikut.
“Nuk them se duhet të ndryshohet, por vetëm publikisht pyes, të mendojmë për këtë sepse emri ‘Maqedonia’ ‘e ndau botën, na ndau ne” dhe nga kjo të gjithë humbasim”, tha Butaris në deklaratën për televizionin grek “Skaj”, transmeton MIA.
Sipas tij, aeroporti do të mund të mbajë emrin e basketbollistit të famshëm grek Nikos Galis, i cili, siç thotë, është person e njohur ndërkombëtarisht dhe i vetmi në Greqi i cili hyri në Shtëpinë amerikane të të famshmëve. Si arsye shtesë për riemërtimin e aeroportit”, thekson prefekti i Selanikut, është kjo se turistët kur aterojnë në Selanik mendojnë se vijnë në Shkup.
Butaris konsideron dhe se nuk janë reale druajtjet greke nga Maqedonia dhe se problemi i Greqisë nuk është Shkupi, por Ankaraja, dhe ndikimi gjithnjë e më i madh turk në rajon.
Vlerëson se tani ka mundësi reale që problemi me emrin të zgjidhet, ndërsa çdo zvarritje do të shkonte në dëm të Greqisë.
“Më mirë të fitojmë 50 për qind, sesa 100 për qind prej asgjëje. Humbën në Hagë, nuk mund ta mbajmë veton për në NATO”, deklaroi Butaris./Express/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë