“Ambasadori bullgar në RMV, Angel Angelov, mund të kthehet në Shkup kur të krijohen kushtet e duhura për këtë”.
Këtë tha sot ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikolaj Milkov, duke folur për ngjarjet e fundit në mes Shkupit dhe Sofjes.
“Nëse fillon dialog i nivelit të lartë, në të cilin duhet të marrë pjesë edhe ai, ambasadori mund të kthehet në çdo moment”, shtoi Milkov në konferencë për media ku informoi për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë së RMV-së, Bujar Osmani, se vendimi për të ftuar ambasadorin Angelov në konsultime në Sofje ishte një veprim i pabazuar, i paargumentuar dhe disproporcional, Milkov tha se një procedurë e tillë pasqyron bindjen e Bullgarisë se situata ka shkuar shumë larg dhe se “masë e tillë është e nevojshme”.
“Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut konsideron se thirrja e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, është joproporcionale, ndoshta nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës”, tha Milkov.
Sipas tij, në këtë moment është e nevojshme që ambasadori Angelov të jetë në Sofje “për të sqaruar një sërë qasjesh” në lidhje me politikën bullgare ndaj RMV-së./Telegrafi/
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...