Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sapo e ka hedhur votën e tij në shkollën “Adem Jashari” në Çair. Osmani mbështetet nga Fronti Evropian.
Në komunën e Çairit janë regjistruar 59.691 qytetarë me të drejtë vote, në 91 vendvotime.
“Uroj sot zgjedhje të lira, fer e demokratike. Inkurajoj qytetarët të dalin në numër sa më të madh e të votojnë sipas bindjes dhe vullnetit të tyre, por të votojnë për qëllim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka thënë Bujar Osmani, pasi e ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit.
Ai ka thënë se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme. “Ato janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë, për shkak se shteti është në udhëkryq; dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin për njërin prej këtyre opsioneve – integrimin apo izolimin”, ka shtuar Osmani.
Ai ka shprehur shpresën që zgjedhjet e sotme të kalojnë me rregull të mirë dhe qytetarët të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre, teksa ka thënë se vlerësimet do t’i japin në fund të ditës./rtk
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...
Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besuesh...
Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...