“Në dhjetë vitet e fundit vazhdimisht kemi zgjedhje. Nuk kemi nevojë tani. Zgjedhjet nënkuptojnë pauzë të punëve të shtetit. Mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të reja. Para nesh kemi çështje të rëndësishme, ndërsa shumica është stabile”.
Këtë e tha se ministri për Punë të Jashtme dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osamani, në një intervistë për “Utrinski brifing”, i pyetur nëse mund të ketë shumicë të re në Kuvend, duke pasur parasysh rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Ai tha se BDI ka marrë më shumë vota në krahasim me vitin 2017, kur kishin marrë 89 mijë.
Lidhur me ankesat e paraqitura për procesin zgjedhor në Gostivar, ku ka shumë fletëvotime të pavlefshme dhe se kjo mund të ndryshojë situatën me daljen në votim, Osmani tha se ata do ta respektojnë vendimin e KSHZ-së./Telegrafi/
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...