Bujar Osmani për kontestin me Bullgarinë: “Ekziston zgjidhje vetëm nevojitet qasje më racionale”

23:48 | 20 Prill 2021

Pavarësisht që çështja dhe mosmarrëveshja mes nesh dhe Republikës së Bullgarisë, është shumë e rëndësishme të sqarohen edhe pozicionet e vendeve anëtare, sepse në fund vendimi do të jetë i të gjitha vendeve, thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Sipas tij, duhet të pritet të shihet se kush do të formojë Qeveri në Bullgari dhe cilat do të jenë qëndrimet e Qeverisë së re. “Por, pavarësisht asaj unë mendoj se ekziston zgjidhje vetëm nevojitet qasje më racionale. Jam i bindur se zgjedhjet në Bullgari, por edhe zgjedhjet tona paraprake na ndihmuan në krijimin e besimit ndërmjet dy shteteve ose në ruajtjen e besimit. Jam i bindur se në thelb të problemit është mospasja e besimit nga të dyja anët për qëllimet, për synimet, për interesat pas qëndrimeve që i tregojnë”, deklaroi ministri Osmani në “Top Tema” në televizionin Telma.

Në këtë situatë paszgjedhore, edhe atje edhe tek ne, siç tha, mund të ulemi dhe në mënyrë më racionale të bisedojmë.

“Nuk mendoj se ne në këtë periudhë do t’i tejkalojmë të gjitha dallimet të cilat i kemi në lidhje me historinë. Por, kthimi i besimit në këtë proces mendoj se do të krijojë urë të mjaftueshme që ta kalojmë lumin, t’i fillojmë negociatat, ndërsa pastaj të vazhdojmë në vullnet të mirë dhe besim ta implementojmë frymën e Marrëveshjes”, theksoi Osmani. Konsideron se në këtë periudhë duhet të bisedohen disa çështje, ndërsa në bazë është kthimi i besimit se Marrëveshja është zgjidhje dhe se ajo jep rezultate.

I pyetur për Bullgarinë, Osmani tha se dinamika deri tani është e kënaqshme në kuptimin e shpejtësisë së zbatimit të hapave të nevojshëm dhe shtoi se për ne është shumë e rëndësishme, siç tha, pasi përfunduan zgjedhjet të formohen institucionet që të kemi dhe të mund të bisedojmë me qëllim që të arrihet konsensus për kornizën negociuese në samitin e ardhshëm. Shtoi se 26 vendet janë bindura dhe nuk kanë asgjë kundër kornizës negociuese, ishte ndarë qëndrimi i Republikës së Bullgarisë. Por për shkak të asaj që vendimet merren me konsensus, nuk mund të merrej vendim as për kornizën negociuese, as për konferencën ndërqeveritare.

“Për ne është shumë e rëndësishme sa më shpejtë të formohen institucionet që të mund të vazhdojë komunikimi. Pavarësisht që ende nuk janë formuar institucionet, unë dërgova një ftesë zyrtare që ta mbajmë Komisionin ndërqeveritar, i cili është instrument i Marrëveshjes qëllimi i së cilës është të bëjë vlerësim objektiv të dinamikës së implementimit të tij”, tha Osmani.

Sipas tij, u paraqitën shumë spekulime në lidhje me atë se a implementohet apo jo. “Mbeti në qëndrimet subjektive të politikanëve, nëse Marrëveshja implementohet dhe pikërisht për atë të mos spekulohet për dinamikën, Marrëveshja ka parashikuar instrument. Kjo do të thotë se të dy komisionet e të dyja qeverive ulen dhe bëjnë matematikë”, vendosin vijë – aq është bërë, aq duhet të bëhet. Këtë e kërkojmë me muaj. Ejani të ulemi dhe të shikojmë se a është bërë me të vërtetë apo jo”, tha Osmani.

Ai pret se mundet edhe para formimit të Qeverisë, konstatim i tillë objektiv të bëhet që të mos humbet kohë.

Osmani thotë se ka ngushticë kohore prej disa muajve dhe se shpreson që shpejtë të formohen institucionet dhe në fillim të muajit maj të ketë aktivitete intensive me qëllim që të arrihet një zgjidhje e cila do t’i tejkalojë dallimet në lidhje me kornizën negociuese.

Potencoi se analizohen të gjitha aspektet, dhe mundësia e dytë, është Samiti në nëntor-dhjetor, ndërsa pastaj të inkuadrohet në rrjedhën e kryesimit slloven, pastaj vijon kryesimi francez. Konsideron se mundësia më e mirë dhe ndoshta më e rrallë janë samitet qershor-korrik të BE-së dhe është optimist se do të arrijmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara