Bisedimet për çështjen e emrit mes ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe atij grek, Nikos Kocijas, që u mbajtën dje në Ohër kanë shënuar progres, përcjell Indeksonline.
Sipas asaj që raporotjnë mediat greke korniza kohore që për herë të parë u diskutua nga Dimitrov e Kocijas, kryesisht ka të bëjnë me hapat që duhet t’i bëjë Shkupi nëse arrihet marrëveshje eventuale për emrin.
Gjatë bisedimeve në Ohër është diskutuar kur dhe si do ta ndryshojë Kushtetutën, Maqedonia; kur dhe si do të kalojë Marrëveshja në Kuvend; dhe kur kjo marrëveshje do të dorëzohet në OKB.
Sakaq, analistët në Shkup vlerësojnë se faza e bisedimeve mes palëve është drejt përmbylljes.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren