Bekteshi për vizitë treditore në Bruksel

09:45 | 4 Maj 2021

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga sot e deri te enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.

Do të realizojë takime pune me nënkryetarin e Komisionit evropian, Vlladis Dombovskis, me komisarin për ekonomi Paolo Xhentiloni, si dhe me Emir Gjikiq, drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s dhe me ambasadorët e vendeve anëtare të këtij Asociacioni.

Gjatë vizitës, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Ekonomisë, do të diskutohet për reformat në fushën e tregtisë, zgjerimit të Korridoreve të Gjelbra dhe Linjat e gjelbra të vendkalimeve me BE-në, Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, si dhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me CEFTA-n këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara