Do të ketë mekanizëm të ri për shpërndarje të kuponëve për mbështetje të turizmit.
Për herë të parë, si kriter në pjesën e thirrjeve publike është zhvillimi i rajoneve, e jo vetëm i turizmit, shpjegon ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në emisionin “10 Minuta” të TV21.
Ai shtoi se qytetarët që jetojnë në komunat më pak të zhvilluara do të kenë përparësi në marrjen e ndihmës financiare.
“Me programin e Ministrisë së Ekonomisë, i cili do të fillojë të realizohet nga prilli, më së voni deri në maj, është paraparë që përmes sistemit të kuponëve të ndihmohen qytetarët me të ardhura të ulëta, por edhe qytetarët që marrin ndihmë sociale. Kuponët do të jenë në vlerë prej 15.000 denarëve”, deklaroi Kreshnik Bekteshi.
Ministri Bekteshi, me pakon e pestë paralajmëroi mbështetje edhe për hotelet që nuk gjenden në vendet turistike.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...