Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 88-të. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, me propozim të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, në seancë do të shqyrtohet propozim strategjia e Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil, me Plan aksioni për vitet 2018-2020.
Ministrat sot do të debatojnë edhe për informacionin për plan kombëtar aksionar për hapjen e partneritetit qeveritar me propozim të planit kombëtar aksionar për hapjen e partneritetit qeveritar në vitet 2018-2020.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, një nga pikat e rendit të ditës në seancën e sotme është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensionist dhe invalidor.
Në rend të ditës të seancës së 88-të është edhe Propozim-ligji për furnizime publike, i propozuar nga Ministria e Financave.
Qeveria, siç citohet në kumtesë, sot do të debatojë edhe për informacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, me plan aksionar për shëndetin seksual dhe reproduktiv të viteve 2018-2020.
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...