Përsëritet historia e autobusëve të mbingarkuar me udhëtarë. Autobusi i “Euro Turist” – Gostivar, sot përsëri kishte marrë mbi 15 udhëtarë më shumë se sa numri i lejuar që udhëtonin nga Shkupi për në Gostivar, përcjell Portalb.mk.
Sipas raportimeve për Portalb, autobusi është ndaluar nga policia në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me çka pas inspektimit i cili ka zgjatur rreth 20 minuta, udhëtarët e tepërt u detyruan të zbresin nga autobusi, ndërsa policia i ka kërkuar kompanisë që të nis autobus tjetër.
Shoferi i rrethuar me udhëtarë
Pas përafërsisht gjysme ore ka arritur autobus tjetër i kompanisë në fjalë që ka marrë udhëtarët që kishin zbritur në rrugë dhe janë nisur për Tetovë.
Rastin e ngjashëm Portalb e raportoi vetëm para një muaji me po të njëjtën kompani transportuese e cila vetëm pas dy ditëve nga lajmi u sanksionua nga ana e MPB-së.
Kujtojmë edhe një herë qytetarët se nëse hasin në probleme të tilla mund t’i paraqesin në polici në numrin 192.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...